Përfaqësuesja e Brazilit zhvillon ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror kundër Serbisë.
Selecao duhet të nxjerrë së paku një barazim për t’u kualifikuar në 1/8 e finales në turneun që po zhvillohet në Rusi.
Në dy ndeshjet e para në Grupin E, Brazili ka regjistruar një barazim dhe një fitore dhe ndodhet në krye të grupit me katër pikë.
Serbia i ka tri pikë dhe vetëm me fitore mund të kualifikohet tutje. Një opsion është edhe barazimi, por me kusht që Zvicra të humbë me shumë gola.
Formacioni startues i Serbisë: Stojkovic, Rukavina, Mitrovic, Tadic, Kolarov, Veljkovic, Milenkovic, Kostic, Sergej, Matic, Ljajic.
Formacioni startues i Brazilit: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Zvicrës dhe Kosta Rikës. /Telegrafi/