Telegrafi

Formacionet startuese: Bayerni në kërkim të pikëve të reja ndaj Augsburgut

Në xhiron e pestë në Bundesliga, Bayern Munichu është nikoqir i Augsburgut në ndeshjen që zhvillohet në Allianz Arena.

Bavarezët janë liderë të kampionatit gjerman me katër fitore të regjistruara nga po aq ndeshje dhe numërojnë 12 pikë në tabelë.

Augsburgu është i 11-ti në tabelë me një fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa ka arkëtuar katër pikë.

Trajneri mysafir, Manuel Baum, do të përpiqet t’u shkaktojë probleme taktikave të Niko Kovac.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer – Sule, Hummels, Kimmich – Martinez, Sanches – Gnabry, Goretzka, Robben – Muller, Wagner.

Formacioni startues i Augsburgut: Luthe, Hinteregger, Max, Framberger, Hahn, Caiuby, Baier, Moravek, Reinthaler, Gregoritsch, Khedira.

Bayerni është favorit për të arkëtuar edhe tri pikë të reja në Bundesliga. /Telegrafi/