Paris Saint-Germaini është mysafir i Guingampit për ndeshjen e dytë të sezonit të ri në Ligue 1.
Natyrisht se lajmi kryesor ishte përfshirja e Neymarit në listën e lojtarëve për këtë ndeshje.
Trajnerët Antoine Kombouare dhe Unai Emery i kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat e tyre më në formë për këtë duel që zhvillohet në Stade de Roudourou.
PSG e ka fituar ndeshjen e parë sezonale në Ligue 1 (2-0 kundër Amiens), ndërsa edhe Guingamp fitoi me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Metz.
Formacioni startues i Guingampit: Johnsson; Rebocho, Sorbon, Kerbrat, Ikoko; Coco, Didot, Deaux, Camara; Briand, Salibur.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Areola; Alves, Marquinhos, Silva, Kurzawa; Verratti, Motta, Rabiot; Di Maria, Cavani, Neymar.
/Telegrafi/