Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Villarreal – Roma

Roma do t’i shkojë Villarrealit në El Madrigal në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales së Europa League.

Villarreali në këtë takim pritet të hyjë më formacion më të balancuar në mesfushë në një 4-4-2 ku në mesfushë janë Cheryshev, Soriano, Trigueros dhe Santos. Në sulm do të jenë Borre dhe Bakambu.

Mbrojtja pritet që të përbëhet nga Musacchio, Ruiz, Angel dhe Rukavina.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Roma

Roma në anën tjetër pritet që të paraqitet me formacionin më të mirë, ku Peres, Vermaelen, Fazio dhe Jesus janë katërshja para portierit Alisson.

Nainggolan, Paredes dhe Gerson janë në mesfushë, kurse sulmit i prijnë Salah, Dzeko dhe El Shaaraëy.

Formacioni i mundshëm i Villarrrealit: Fernandez, Angel, Ruiz, Musacchio, Rukavina, Cheryshev, Soriano, Trigueros, Santos, Borre, Bakambu.

Formacioni i mundshëm i Romës: Allisson, Peres, Vermaelen, Fazio, Jesus, Nainggolan, Paredes, Gerson, Salah, Dzeko, El Shaarawy.

Exit mobile version