Manchester United ka mundësi që të rrëmbejë vendin e parë në Grupin e Ligës të Ligës së Kampionëve, por duhet të shpresojnë në gabimin e Juventusit kundër Young Boys.
Djajtë e Kuq do të jenë mysafirë të skuadrës së Valencias, ku ndeshja e parë e zhvilluar në Old Trafford përfundoi pa gola.
Të besuarit e Jose Mourinhos tashmë kanë siguruar vendin e tyre në 16 e finales së kësaj gare evropiane për klube.
Paul Pogba pritet të jetë në formacionin startues, por pritet të ketë edhe ndryshime të tjera në ekipin e parë.
Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Mestalla dhe pritet të startojë në ora 21:00.
Valencia (4-4-2) Neto, Wass, Garay, Diakhaby, Gaya, Soler, Kondogbia, Parejo, Guedes, Batshuayi dhe Moreno.
Manchester United (4-3-3) Romero, Dalot, Bailly, Jones, Young, Pereira, McTominay, Pogba, Mata, Lukaku dhe Rashford. /Telegrafi/