Manchester Unitedi është nikoqir i Istanbul Basaksehir në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq janë liderë në Grupin H me gjashtë pikë të arkëtuara nga dy fitore dhe një humbje.
Në anën tjetër, skuadra nga Stambolli ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, ashtu që mban vendin e fundit në grup me tri pikë.
Formacionet e mundshme
Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Maguire, Tuanzebe, Telles; McTominay, Van de Beek, Fernandes; Rashford, Greenëood, Cavani.
Istanbul Basaksehir: Gunok; Rafael, Skrtel, Epureanu, Bolingoli; Kahveci, Tekdemir, Topal; Turuc, Ba, Visca.
Paris Saint-Germaini dhe RB Leipzigu zhvillojnë sfidën tjetër në kuadër të këtij grupi. /Telegrafi/