Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve të fazës së grupeve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Tottenham Hotspur Stadium’, derisa do të jetë kryesorja e rrethit të parë.
Në këtë përballje, Spurs nuk do të mund të llogarisin në Giovani Lo Celso që është i lënduar.
😍 @ChampionsLeague-Matchday in London! 💪
Jungs, #packmas❗👊 #MiaSanMia #TOTFCB #FCBayern pic.twitter.com/B3ndgLBJR5
— FC Bayern München (@FCBayern) October 1, 2019
Nga ana tjetër, Bavarezët do të jenë pa Jann-Fiete Arp dhe Leon Goretzkan, që janë po ashtu të lënduar.
Këta tre lojtarë të lënduar nuk do ta zbehin përballjen e zjarrtë mes dy skuadrave, pasi vëmendja do të jetë te ata si, Harry Kane, Robert Lewandowski dhe Philippe Coutinho.
Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Winks, Ndombele; Eriksen; Kane, Son.
Formacioni i mundshëm i Bayernit: Neuer; Pavard, Sule, Boateng, Alaba; Kimmich, Alcantara; Gnabry, Coutinho, Perisic; Lewandowski. /Telegrafi/