Telegrafi

Formacionet e mundshme: Stoke City – Man Utd, Mourinho kthehet në 4-2-3-1

Stoke City do ta presë Manchester Unitedin në duelin prej më kryesorëve këtë javë në Ligën Premier.

Skuadra e Xherdan Shaqirit e pret Unitedin që ka 10 ndeshje që nuk ka pësuar humbje.

Megjithatë, edhe skuadra e Shaqirit është në formë t ëmirë dhe Mark Hughes e sheh Shqiptarin nga minuta e parë në formacion.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester United

Te United De Gea është i paprekshëm në portë, pasuar nga Valencia, Jones, Rojo dhe Shaw në mbrojtje.

Herrera dhe Carrick do të jenë mesfushorë qëndrorë, kurse Mkhitaryan dhe Pogba startojnë sërish para Ibrës bashkë me Matan, përkundër paraqitjeve të tyre të dobëta ndaj Liverpoolit.

Formacioni i Stoke Cityt: Grant, Pieters, Shawcross, Indi, Johnson, Whelan, Adam, Arnautovic, Allen, Shaqiri, Crouch.

Formacioni i Man. Utd: De Gea, Valencia, Jones, Rojo, Shaw, Herrera, Carrick, Mkhitaryan, Pogba, Mata, Ibrahimovic.