Telegrafi

Formacionet e mundshme: Sporting Lisbona – Manchester City

Manchester City do të jetë mysafir i Sporting Lisbonës për përballjen që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Estádio José Alvalade”, me Citizens që shihen si favoritë në letër.

Sporting Lisbona do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të tentojë që të nxjerr rezultat pozitiv nga ky takim.

Lexo po ashtu Liga e Kampionëve rikthehet me dy rregulla të reja - më shumë spektakël

Në anën tjetër, City do të ketë mungesa si Jack Grealish, Gabriel Jesus, që janë të lënduar dhe Kyle Walker i suspenduar.

Formacionet e mundshme

Sporting Lisbona: Adan, Inacio, Coates, Feddal, Reis, Palhinha, Nunes, Porro, Santos, Sarabia, Paulinho.

Manchester City: Ederson, Zinchenko, Laporte, Dias, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Sterling, Foden, Mahrez, Foden. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc