Roma është nikoqir i CFR Cluj në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore në Ligën e Evropës.
Giallorossët kanë regjistruar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para dhe kanë katër pikë, po aq sa edhe kundërshtari i sotëm (e enjte).
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, pritet ta përfshijë në formacionin startues mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.
Formacioni i mundshëm i Romës: Pau Lopez; Ibanez, Fazio, Kumbulla; Bruno Peres, Cristante, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Borja Mayoral.
Formacioni i mundshëm i Cluj: Balradean; Susic, Manea, Ciobotariu, Camora; Djokovic, Hoban; Rondon, Paun, Daec; Debeljuh.
/Telegrafi/