Telegrafi

Formacionet e mundshme: PSG – Bayern Munich, Emery starton me treshen e famshme

Paris SG do ta ketë testin e parë të vërtetë pas blerjeve të mëdha, ku do të përballet me Bayern Munichun.

Unay Emery për këtë ndeshje ka përgatitur skuadrën më të mirë, ndërsa nga minuta e parë pritet ta hedh në fushë treshen Kylian Mbappe, Edinson Cavanin dhe Neymarin.

Neymar dhe Cavani nuk kanë pasur raporte të mira së fundmi dhe kjo është ndeshja e parë që e luajnë bashkë që nga zënka mes tyre në ndeshjen me Lyonin.

Në anën tjetër Carlo Ancelotti vazhdon të këtë mungesa të mëdha. Manuel Neuer është i lënduar dhe porta do t’i besohet Ulreichit.

Nga minuta e parë pritet të kthehet dyshja Boateng-Hummels, ndërsa pas Leënadoëskit do t’i besohet gardës së vjetër me Ribery dhe Robben.

Ndeshja zhvillohet në Parkun e Princave dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/


Formacioni i mundshëm i PSG-së: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzawa; Verratti, Thiago Motta, Rabiot; Mbappe, Cavani, Neymar.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Rafinha; James, Thiago, Vidal; Robben, Ribery, Lewandowski.