Porto do të kërkojë të rimëkëmbet nga humbja minimale prej 2-1 për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Portugezët do të jenë nikoqir të skuadrës italiane të Romës në stadiumin e “Estadio do Dragao” me fillim në ora 21:00.
Adrian Lopez erdhi nga banka rezervë për të shënuar një gol në ndeshjen e parë, por Nicolo Zaniolo u përkujdes që të realizoj dy gola për fitoren e romakëve.
Sergio Conceicao nuk ka probleme me dëmtimet e lojtarëve dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit.
Në anën tjetër, Eusebio di Francesco nuk do ta ketë në shërbim mbrojtësin grek, Kostas Manolas, i cili është lënduar javë më parë gjersa nuk dihet nëse do të startojë Cengiz Under.
Kujtojmë se në tre ndeshjet e gjertanishme mes tyre, gjithçka është e barabartë, ku te dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe një ballafaqim ka përfunduar baras.
Porto: Casillas; Telles, Pepe, Felipe, Militao; Adrian, Danilo, Herrera, Brahimi; Fernando dhe Tiquinho.
Roma: Mirante; Florenzi, Fazio, Jesus, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Cristante; El Shaarawy, Dzeko dhe Zaniolo. /Telegrafi/