Romakët ishin të shkëlqyeshëm në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Viktoria Plzenit.
Roma në ndeshjen e luajtur muaj më parë kishin triumfuar me rezultat të thellë prej 5-0.
Italianët në ballafaqimin e radhës pritet të mos e kenë në dispozicion Edin Dzekon, ndërsa te vendasit nuk pritet të kenë befasi në formacionin startues.
Giallorossi tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e pas grupeve, por po shpresojnë në gabimin e Real Madridit, për të përfunduar në pozitën e parë të grupit.
Theksojmë se ndeshja që do të zhvillohet në Doosan Arena do të startojë në ora 19:00.
Plzen (4-2-3-1): Hruska, Reznik, Hejda, Hubnik, Limbersky; Hrosovsky, Prochazka, Kovarik, Cermak, Petrzela dhe Chory
Roma (4-2-3-1): Olsen, Florenzi, Marcano, Fazio, Juan Jesus, N’Zonzi, Cristante; Under, Pastore, Kluivert dhe Schick. /Telegrafi/