Telegrafi

Formacionet e mundshme: Manchester United – Sunderland, Rooney nga minuta e parë

Manchester United do të tentojë të vazhdojë serinë e fitoreve dhe ngritjen në tabelë kur e pret Sunderlandin në Old Trafford.

United duhet të tregojë veten pikërisht në periudhën festive dhe këtë duhet ta bëjë me një formacion tejet ofensiv.

Sulmin e udhëheq Ibrahimovic i përkrahur nga Rooney, Pogba dhe Mata, kurse Carrick dhe Herrera janë truri i mesfushës.

Darmian dhe Valencia janë në krahët e mbrojtjes, kurse Rojo e Jones pritet të startojnë në qendër.

Formacioni i mundshëm i Unitedit: De Gea, Darmian, Rojo, Jones, Valencia, Carrick, Herrera, Rooney, Pogba, Mata, Ibrahimovic.

Formacioni i mundshëm i Sunderlandit: Pickford, Love, Kone, Djilobodji, Aanholt, Pienaar, Ndong, Denayer, Borini, lDefore, Anichebe.