Telegrafi

Formacionet e mundshme, Manchester United – Manchester City (Foto)

Manchester United pret Manchester Cityn në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier, ndërsa ndeshja fillon në ora 13:30 .

Ekipi i Jose Mourinhos takohet me atë të Pep Guardiolas në duelin më të madh deri më tani gjatë këtij sezoni.

“Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Sergio Aguero mungon tek “Citizens” për shkak të dënimit prej tri ndeshjeve moslojë, ndërsa te United janë të kompletuar.