Telegrafi

Formacionet e mundshme: Manchester City – Sporting

Manchester City do të zhvillojë përballjen e dytë me Sporting Lisbonën në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 5-0 për Citizens, derisa kjo e dyta fillon në ora 21:00 në “Etihad” dhe kampioni në fuqi i Ligës Premier mund të thuhet se ka kaluar në çerekfinale.

Për këtë sfidë, City do të jetë pa Nathan Ake, Ruben Dias, Cole Palmer, që janë të lënduar, Kyle Walker me karton të kuq dhe Kevin de Bruyne në dyshime.

Në anën tjetër, Sportingu do të jetë pa Matheus Nunes që ka karton të kuq,ndërsa Daniel Bragança, Joao Palhinha dhe Pote janë në dyshime.

Formacionet e mundshme

Manchester City: Ederson, Egan-Riley, Stones, Laporte, Yinchenko, Silva, Fernandinho, Gundogan, Sterling, Jesus, Delap.

Sporting: Adan, Feddal, Coates, Inacio, Vinagre, Ugrate, Bragança, Porro, Santos, Sarabia, Paulinho. /Telegrafi/