Telegrafi

Formacionet e mundshme: Man. Utd – St. Etienne

Manchester United e pret klubin më të trofeshëm francez, Saint Etiennen në atë që do të jetë ndeshja e parë dhe mjaft e vështirë e 1/16-ës së finales në Europa League.

Djajtë e Kuq në këtë takim pritet të startojnë me më të mirët, ku De Gea i prinë mbrojtjes me Rojon, Smalling, Baillyn dhe Valencian. Pogba dhe Herrera e përbëjnë dyshen e mesfushës qëndrore, kurse më të avansuar para Ibrahimovicit pritet të jenë Marial, Mkhitaryan dhe Juan Mata.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester United

Formacioni i mundshëm i Manchester United: De Gea, Rojo, Smalling, Bailly, Valencia, Pogba, Herrera, Martial, Mkhitaryan, Mata, Ibrahimovic.

Formacioni i mundshëm i St. Etienne: Ruffier, Malcuit, Catherine, Perrin, Pogba, Jordan Veretout, Pajot, Hamouma, Saivet, Monnet-Paquet, Roux.