Kroacia dhe Anglia do të takohen sonte në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Botës.
Luzhniki Stadium i Moskës do të jetë nikoqirë i dy kombëtareve që do të synojnë finalen e madhe, ku do të luhet po në të njëjtën fushë.
Dy kombëtaret janë takuar më parë shtatë herë, anglezët kanë një përparësi në krahasim me kroatët.
Këta të fundit kanë dy fitore kundrejt një barazimi gjersa “Tre Luanët” kanë katër fitore ndaj “Katrorëve”.
Në ndeshjen e tyre të fundit, Anglinë triumfoi me rezultat të thellë prej 5-1 në kualifikueset e evropianit të vitit 2009.
Kroacia në këtë ndeshje do të vjen pas fitores në penallti kundër Rusisë ndërsa Anglia triumfoi në çerekfinale ndaj Suedisë.
Sime Vrsaljko është i vetmi lojtar që është në dyshim për sfidën e sotme pas lëndimit të gjurit kurse te anglezët nuk ka lëndime dhe do të jenë të kompletuar. /Telegrafi/