Telegrafi

Formacionet e mundshme, Francë – Spanjë: Kante i gatshëm të përballet me mesfushën vrasëse të spanjollëve

Getty Images

Pas fitoreve në kualifikimet në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, Përfaqësuesja e Francës dhe Spanjës provojnë forcat në një ndeshje të karakterit miqësor.

Francezët fituan ndaj Luksemburgut me rezultat 1-3, kurse spanjollët ndaj Izraelit me 4-1.

Ndaj Luksemburgut, Kylian Mbappe u bë lojtari më i ri që ka luajtur për francezët në 60 vitet e fundit, por ai fatkeqësisht nuk pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Spanjës, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Francë: Lloris; Sidibe, Umtiti, Koscielny, Kurzawa; Matuidi, Kante; Thauvin, Griezmann, Payet; Giroud.

Spanjë: De Gea; Carvajal, Pique, Ramos, Alba; Isco, Busquets, Koke; Pedro, Morata, Silva. /Telegrafi/