Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Everton – Man Utd

MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 03: Henrikh Mkhitaryan of Manchester United during the Wayne Rooney Testimonial match between Manchester United and Everton at Old Trafford on August 3, 2016 in Manchester, England. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)

Përplasje e madhe do të ndodhë të dielën në futbollin anglez, ku United do ta kërkojë fitoren në shtëpi të Evertonit.

Ky duel nuk pritet të jetë i lehtë për Unitedin që do të kërkojë fitore.

Lexo po ashtu Sondazh: Barca vs Real, kush fiton?

Lajm i mirë për tifozët e Unitedit është se sipas informacioneve Mourinho është bindur që të startojë me Mkhitaryanin i cili në dy paraqitjet e tij u shpall dy herë njeri i ndeshjes. Ai do të jetë në mesfushë bashkë me Pogban dhe Marialin, teksa sulmin e udhëheq baba, Zlatan Ibrahimovic.

Herrera dhe Carrick do të përkujdesen për baraspeshat në mesfushë teksa Valencia, Jones, Rojo dhe Blind do ta përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes. De Gea është i paprekshëm në portë.

Formacioni i Evertonit (4-2-3-1): Stekelenburg, Baines, Ëilliams, Jagielka, Coleman, Gueye, Barry, Golasie, Barkley, Lennon, Lukaku.

Formacioni i Unitedit (4-2-3-1): De Gea, Valencia, Jones, Rojo, Blind, Herrera, Carrick, Mkhitaryan, Pogba, Martial, Ibrahimovic.

Exit mobile version