Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Dortmundi pritet ta ketë më të vështirë ndaj Sevillës

Borussia Dortmundi do të përballet me Sevillën për herët të dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Për këtë ndeshje, Dortmundi do të ketë shumë mungesa si Mahmoud Dahoud, Mateu Morey, Jamie Bynoe-Gittens dhe Marco Reus, që janë të lënduar, ndërsa Thomas Meunier, Mats Hummels dhe Giovanni Reyna janë në dyshime.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Sevilla nuk mund të llogarisë në Jesus Coronan, Karim Rekik dhe Fernando që janë po ashtu të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Dortmund: Meyer, Guerreiro, Scholtterbeck, Sule, Wolf, Ozcan, Can, Brandt, Bellingham, Adeyemi, Modeste.

Sevilla: Bounou, Telles, Marcao, Nianzou, Montiel, Delaney, Gudelj, Gomez, Isco, Lamela, Dolberg. /Telegrafi/

Exit mobile version