Sportingu do të përballet me Borussia Dortmundin në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Estádio José Alvalade”,
Për këtë sfidë, Sportingu do të jetë pa lojtarët si, Tiago Tomas dhe Sebastian Coates që janë të lënduar, derisa Jovane Cabral dhe Ruben Vinafre, janë në dyshime.
Në anën tjetër, Dortmundi nuk mund të llogarisë në Marcel Schmelzer, Nico Schulz, Erling Haaland dhe Mateu Morey, që janë të lënduar, gjersa, Mats Humels është i suspenduar, ndërsa në dyshime mbeten Givanni Reyna, Danel-Axel Zagadou, Thorgan Hazard, Youssoufa Maoukoko, e Marius Wolf.
Formacionet e mundshme
Sporting: Adan, Inacio, Neto, FEDDAL, Reis, Palhinha, Nunes, Porro, Sarabia, Pote, Paulinho.
Dortmund: Kobel, Guerreiro, Akanji, Can, Meunier, witsel, Bellingham, Reus, Brandt, Malen, Tigges. /Telegrafi/