Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, pritet t’i bëjë shtatë ndryshime në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër CFR Cluj.
Giallorossët janë në krye të Grupit A me shtatë pikë, ndërsa do ta sigurojnë kualifikimin e mëtutjeshëm në rast të fitores në Rumani.
Përkundër ndryshimeve që do t’i bëjë trajneri, Edin Dzeko që është kthyer pas shërimit nga COVID-19, pritet të qëndrojë në bankën rezervë.
Formacionet e mundshme
Cluj: Balgradean; Susic, Ciobotariu, Burca, Camora; Itu, Djokovic, Paun; Rondon, Debeljuh, Pereira.
Roma: Pau Lopez; Bruno Peres, Cristante, Juan Jesus, Calafiori; Villar, Diawara; Carles Perez, Pellegrini, Pedro; Borja Mayoral.
/Telegrafi/