Manchester City do të jetë mysafir i Club Brugges në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Jan Breydel Stadion”, me Citizens që janë favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Club Burgge mudn të mos llogarisë në Eder Balatanan që është i lënduar.
Në anën tjetër, Manchester City do të ketë mungesën e Ferran Torres që është i lënduar, derisa në dyshime janë edhe Ederson e Gabriel Jesus që morën pjesë në ndeshjet ndërkombëtare me Brazilin.
Formacioni i mundshëm i Club Brugges: Mignolet, Mata, Hendry, N’Soki, Sobol, Lang, Balanta, Rits, Sowah, Vanaken, Ketelaere.
Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Laporte, Dias, Walker, Gudogan, Rodri, De Bruyne, Grealish, Jesus, Foden. /Telegrafi/