Telegrafi

Formacionet e mundshme: Club Brugge – Atletico Madrid

Atletico Madridi do të jetë mysafir i Club Brugge për ndeshjen që luhet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Përballja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Jan Breydel Stadion”.

Për këtë ndeshjes, Club Bruges do të jetë pa Clinton Matan, Mats Rits, Tajon Buchanan dhe Noa Lang, që të gjithë të lënduar.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Atletico Madridi nuk do të mund të llogarisë vetëm në Sergio Reguilon, që po ashtu ëhstë i lënduar.

Formacionet e mundshme:

Club Brugge: Mignolet, Odoi, Mechele, Sylla, Sobol, Vanaken, Onyedika, Nielsen, Olsen, Sowah, Jutgla.

Atletico Madrid: Oblak, Reinildo, Gimenez, Savic, Molina, Witsel, Llorente, Koke, Niguez, Carrasco, Morata. /Telegrafi/