Manchester City dhe Marseille do të takohen në rrethin e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Takimi i parë ishte fituar nga Citizens me rezultat 3-0, derisa sonte takohen nga ora 21:00 në stadiumin Etihad.
Për këtë sfidë, Pep Guardiola do të ketë pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi Sergio Agueron është në dilemë për t’u paraqitur.
https://twitter.com/ManCity/status/1336603997885624321
Në anën tjetër, Marseille do të jetë vetëm pa Jordan Amavi që është i lënduar.
Manchester City tashmë është i kualifikuar si lider i Grupit C me 13 pikë, të njëjtën gjë e ka siguruar edhe Porto që ka dhjetë, Olympiaciosi me tre, po aq sa ka edhe Marseille, që garon me skuadrën greke për një vend në Ligën e Evropës.
Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Garcia, Laporte, Zinchenko; Fernandinho, Gundogan; B.Silva, Foden, Torres; Jesus
Formacioni i mundshëm i Marseilles: Mandanda; Amavi, Gonzalez, Caleta-Car, Sakai; Kamara, Cuisance, Rongier; Henrique, Thauvin; Benedetto. /Telegrafi/