Telegrafi

Formacionet e mundshme: City pritet të luajë me një skemë më ndryshe ndaj Copenhagen

Manchester City do të jetë mysafir i Copenhagen për ndeshjen që luhet në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Parken Stadium”.

Për këtë ndeshje, Copenhagen do të jetë pa Akinkunmi Amoo dhe Zeca që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbetet Mamoudou Karamoko.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Manchester City do ketë mungesën e Kalvin Phillips dhe Kyle Ëalker, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime është John Stones.

Formacionet e mundshme:

Copenhgane: Ryan, Diks, Vavro, Khocholava, Kristiansen, Claesson, Lergaer, Stamenic, Daramy, Johannesson, Cornelius.

Manchester City: Ederson, Gomez, Laporte, Diaz, Cancelo, Mahrez, Silva, Gundogan, Grealish, Alvarez, Haaland. /Telegrafi/