Telegrafi

Formacionet e mundshme Brugge-Lazio: Mungon Strakosha, Muriqi rezervë

(Foto: Twitter/S.S. Lazio)

Trajneri i Lazios, Simeone Inzaghi, duhet t’ia dalë pa shumë lojtarë të ekipit të parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge, në mesin e tyre edhe pa Luis Alberto dhe Ciro Immobile.

Sipas Sky Sport Italia, Biancocelestët nuk i kanë në dispozicion shumë lojtarë të rëndësishëm në xhiron e dytë të fazës grupore, ashtu që në Belgjikë kanë udhëtuar edhe katër lojtarë të rinj.

Krahas Immobile e Luis Alberto, mungojnë edhe Thomas Strakosha, Manuel Lazzari, Djavan Anderson, Andreas Pereira, Danilo Cataldi, Lucas Leiva, Luiz Felipe, Gonzalo Escalante e Nicolo Armini.

(Foto: Twitter/S.S. Lazio)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në dispozicion të trajnerit, por pritet që Inzaghi ta fillojë ndeshjen me Felipe Caicedo dhe Joaquin Correa në fazën e sulmit.


Formacioni i mundshëm i Club Brugge: Horvath; Clinton Mata, Mechele, Ricca, Sobol; Vormer, Vanaken, Rits; Diatta, Bonaventure, De Ketelaere.

Formacioni i mundshëm i Lazios: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Parolo, Akpa Akpro, Fares; Caicedo, Correa.


Lazio bën pjesë në Grupin F, ndërsa e ka fituar ndeshjen e xhiros së parë kundër Borussia Dortmundit (3-1). /Telegrafi/