Telegrafi

Formacionet e mundshme, Bolivi – Argjentinë: Messi së bashku me Pratton në sulm

Getty Images

Përfaqësuesja e Argjentinës është në kërkim të fitores së tretë radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, por për ta arritur këtë duhet të mposhtin Bolivinë.

Ky do të jetë një tjetër rast që Lionel Messi me shokë të hakmerren për humbjen e famshme në Estadio Hernando Siles di La Paz me rezultat 6-1, ku atëherë Argjentina ishte e drejtuar nga Diego Armando Maradona.

Nga ana tjetër Bolivia nuk ka asgjë për të kërkuar pasi renditet në vendin e nëntë me shtatë pikë, për dallim nga Argjentina në të tretin me 22 pikë.

Formacionet e mundshme:

Bolivi (5-4-1): Lampe; Cuellar, Melean, Raldes, Coimbra, Aponte; Morales, Bejarano, Justiniano, Arce; Martins Moreno.

Argjentinë (4-4-2): Romero; Roncaglia, Musacchio, Funes Mori, Rojo; Perez, Pizarro, Banega, Di Maria; Messi, Pratto. /Telegrafi/