Basaksehir do të jetë nikoqir i Paris Saint-Germain për përballjen që luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:55, do të luhet në stadiumin ‘Basaksehir Fatih Terim Stadium’, me parisienët që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Basaksehir do të jetë pa Nacer Chadli, Okechukëu Azubuike, Junior Caicara dhe Ugur Ucar, që janë të lënduar.
⚽️ #IBFKvPSG
🆚️ @PSG_inside
📲 #ThisIsIstanbul🕙 20:55
📺 @beINSPORTS_TR pic.twitter.com/YmMHY9syCb— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) October 28, 2020
Në anën tjetër, Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në Juan Bernat, Julian Draxler, Mauro Icardi, Jese, Leandro Paredes dhe Marco Verratti, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Basaksehir: Gunok; Rafael, Ponck, Epureanu, Bolingoli; Visca, Kahveci, Topal, Giuliano; Ba, Crivelli.
Formacioni i mundshëm i PSG-së: Navas; Florenzi, Diallo, Kimpembe, Kurzawa; Marquinhos, Herrera, Rafinha; Di Maria, Mbappe, Neymar. /Telegrafi/