Porto është nikoqir i Atletico Madridit për ndeshjet e dytë dhe të fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Estadio do Dragao”.
Për këtë takim, portugezët nuk mund të llogarisin në Pepen dhe Joao Marion që janë të lënduar, ndërsa Mateus Uribe dhe David Carmo kanë kartonë të kuq.
Në anën tjetër, Los Cholchoneros do të jenë pa Thomas Lemar, Marcos Llorente, Koke dhe Sergio Reguilon, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa dyshime ka te Alvaro Mortat.
Formacionet e mundshme:
Porto: Costa, Sanusi, Marcano, Cardoso, Eustaquio, Costa, Otavio, Evanilson, Galeno, Taremi.
Atletico Madrid: Oblak, Reinildo, Gimenez, Savic, Molina, De Paul, Kondogbia, Witsel, Carrasco, Feliz, Griezmann. /Telegrafi/