Franca dhe Gjermania zhvillojnë derbin mes tyre në Grupin F në kuadër të Kampionatit Evropian.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Allianz Stadium’ të Bayern Munichut.
Për këtë takim, Gjelat kanë ende dyshime te Karim Benzema dhe Kurt Zouma, që kanë disa shqetësime nga lëndimet e më hershme.
Në anën tjetër, Gjermania po ashtu ka dyshime në Leon Goretzkan, derisa nuk do të mund të luajë Jonas Hofmann.
Analizë
Franca
Karim Benzema u dashtë të largohej nga takimi miqësore ndaj Bullgarisë, shkaku i një lëndimi, duke u zëvendësuar nga Olivier Giroud që shënoi dy gola në atë takim.
Corentin Tolisso pritet të startojë para Adrien Rabiotit, duek parë që është një lojtar më në formë.
Le moment que tout le monde attend depuis des semaines 👊 Début de l'Euro ce soir face à l'Allemagne 🇫🇷🇩🇪 21H00 sur M6 #FRAALL #FiersdetreBleus pic.twitter.com/rtPjpPd2Mk
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 15, 2021
Lucas Hernandez ishte larguar nga ndeshjet përgatitëse qysh pas pjesës së parë, derisa Lucas Digen zinte vendin e tij.
Kurt Zouma duket se nuk është në dispozicion për këtë takim edhe pse nuk pritej të startonte.
Gjermania
Jonas Hofman është jashtë fushe për Gjermaninë edh pse nuk do të mund të startonte ndaj Francës.
Leon Goretzka është duke punuar shumë që të rikthehet nga lëndimi i një muskuli, por me gjasë nuk do të luajë në këtë takim.
SPIELTAG! 🇫🇷🇩🇪
Wir starten in die @EURO2020! 🔥
📰➡️ https://t.co/f9PnJYd8Ox#FRAGER #EURO2020 #DieMannschaft pic.twitter.com/M6DAN7DWaY— DFB-Team (@DFB_Team) June 15, 2021
Joachi Low pritet që në mbrojtje në skemë me tre mbrojtës, me Joshua Kimmichin që do të përdoret në krah të mesfushës.
Statistika
Gjermania ka shënuar së paku dy gola në tetë ndeshjet e fundit (në Kampionatin Evropian).
Gjermania ka fituar shtatë nga tetë takimet e tyre të fundit (në Kampionatin Evropian).
Franca ka fituar gjashtë nga shtatë takimet e tyre të fundit (në Kampionatin Evropian).
Janë shënuar mbi 2.5 gola në pesë nga gjashtë takimet e fundit të Gjermanisë (në Kampionatin Evropian).
Franca është e pamposhtur në pesë ndeshje e fundit ndaj Gjermanisë në të gjitha garat.
Parashikimi: Franca pritet të fitojë me një gol dallim ndaj Gjermanisë.
Formacioni i mundshëm i Francës: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Tolisso, Kante, Griezmann, Mbappe, Benzema.
Formacioni i mundshëm i Gjermanisë: Neuer, Rudiger, Hummels, Ginter, Gosens, Kroos, Gundogan, Kimmich, Havertz, Muller, Gnabry. /Telegrafi/