Telegrafi

Formacionet bazë: Roma-Napoli, tjetër sfidë e rëndësishme

Një tjetër dërbi i futbollit evropian zhvillohet në Sradio Olimpioco, ku përballen Roma dhe Napoli.

Pas humbjes turpëruese në Ligën e Konferencës, Giallorossët kthehen në kampionat për ta kërkuar fitoren. Skuadra kryeqytetase numëron 15 pikë, nga pesë fitore dhe tri humbje në tetë ndeshje të zhvilluara.

Partenopei ka shënuar një fillim fantastik të sezonit me tetë fitore në po aq sfida të zhvilluara.

Trajnerët Jose Mourinho dhe Luciano Spalletti i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.

Formacioni startues i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz, Zielinski; Politano, Osimhen, Insigne.

/Telegrafi/