Telegrafi

Formacionet bazë: Roma lufton për top-katërshe, Genoa për mbijetesë

Roma është mysafir i Genoas në ndeshjen e javës së 35-të në kampionatin italian që zhvillohet në Stadio Luigi Ferraris.

Giallorossët janë në vend të pestë në tabelë dhe i kanë në dispozicion katër takime për ta zënë një vend në top-katërshe, në mënyrë që edicionin e ardhshëm të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Në ndërkohë, Genoa është e 15-ta në tabelë me tri pikë larg zonës së rrezikut, prandaj ka nevojë për pikë.

Trajnerët Cesare Prandelli dhe Claudio Ranieri i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Genoas: Radu; Criscito, Lerager, Lapadula, Kouame, Biraschi, Romero, Radovanovic, Bessa, Veloso, Zukanovic;

Formacioni startues i Romës: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko

/Telegrafi/