Telegrafi

Formacionet bazë: Roma luan si mysafir i Viktoria Plzenit

Viktoria Plzeni dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e xhiros së fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Giallorossët tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales nga pozita e dytë në Grupin G.

Prandaj, kjo ndeshje nuk ka ndonjë rëndësi për skuadrën e Eusebio Di Francescos.

Nga ana tjetër, skuadra e Pavel Vrbas duhet të nxjerrë rezultat pozitiv, në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League.

Formacioni startues i Viktoria Plzenit: Hruska; Hejda, Hubnik, Limbersky, Kovarik; Prochazka, Hrosovsky; Havel, Chory, Kopic; Cermak.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Santon, Marcano, Manolas, Kolarov; Cristante, N’Zonzi; Cengiz Under, Pastore, Kluivert; Schick.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Real Madridit dhe CSKA Moskës. /Telegrafi/