Telegrafi

Formacionet bazë: Roma e do fitoren ndaj Frosinones

Roma është nikoqir i Frosinones në ndeshjen e xhiros së gjashtë në kampionatin italian.

Giallorossët nuk e kanë nisur aq mirë sezonin e ri, prandaj duhet të fitojnë në Stadio Olimpico.

Në pesë xhirot e para, ekipi kryeqytetas ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa ka barazuar në dy ndeshje dhe në dy të tjera ka humbur.

Trajneri Eusebio Di Francesco do të dëshirojë një triumf bindës përballë ekipit të Moreno Longos.

Nga ana tjetër, Frosinone ka regjistruar vetëm një barazim dhe i ka humbur katër ndeshje.

Formacioni bazë i Romës: Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Nzonzi; Cengiz Under, Pastore, El Shaarawy; Schick.

Formacioni bazë i Frosinones: Sportiello, Goldaniga, Ariaudo, Capuano, Zampano, Chibsah, Crisetig, Cassata, Beghetto, Ciano, Pinamonti.

/Telegrafi/