Telegrafi

Formacionet bazë: Roma e dëshiron fitoren ndaj Udineses

Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e javës së 32-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Udineses.

Me fitore, Giallorossët do të pozicionohen në vend të katërt në tabelë dhe do presin gabimin e Milanit në ndeshjen ndaj Lazios.

Udine është katër pikë larg zonës së rrezikut, prandaj do të dëshirojë të marrë pikë në këtë takim.

Trajnerët Claudio Ranieri dhe Igor Tudor i kanë përgatitur njëmbëdhjetëshit startues për këtë takim.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Juan Jesus, Manolas, Fazio, Marcano; Zaniolo, De Rossi, Cristante, El Shaarawy; Dzeko, Schick.

Formacioni startues i Udineses: Musso; De Maio, Troost-Ekong, Samir; Stryger-Larsen, Fofana, Mandragora, De Paul, D’Alessandro; Okaka, Lasagna.

/Telegrafi/