Telegrafi

Formacionet bazë: PSG-Lyon, kryendeshja e xhiros në Ligue 1

Paris Saint-Germaini dhe Lyoni zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së 14 në kampionatin francez, Ligue 1.

Kampioni dëshiron ta rikthejë pozitën e parë në tabelë, ashtu që objektiv ka vetëm fitoren.

Lyoni ka vetëm dy pikë më pak se PSG, prandaj pritet që t’i shkaktojë telashe skuadrës kryeqytetase që nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë edicion.

Do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Thomas Tuchel dhe Rudi Garcia, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre startuese.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Navas, Bakker, Kimpembe, Diallo, Florenzi, Peredes, Danilo, Verratti, Neymar, Kean, Di Maria.

Formacioni startues i Lyonit: Lopes, Dubois, Marcelo, Denayer, Cornet, Paqueta, Mendes, Aouar, Toko Ekambi, Memphis, Kadewere.

/Telegrafi/