Telegrafi

Formacionet bazë: PSG luan për një tjetër fitore ndaj Lille

Paris Saint-Germaini është mysafir i Lille në ndeshjen e javës së 21-të në kampionatin francez, Ligue 1.

Kryeqytetasit janë në krye të tabelës me 49 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille, që tashmë e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.

Lille mban vendin e shtatë në tabelë me 31 pikë të arkëtuara, nga nëntë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.

Trajnerët Christophe Galtier dhe Thomas Tuchel i kanë gati njëmbëdhjetëshit startues për këtë takim.

Formacioni startues i Lille: Maignan – Celik, Fonte, Gabriel, Reinildo – Renato Sanches, Andre, Soumare, Araujo – Ikone, Osimhen.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Navas – Meunier, Silva, Kimpembe, Diallo – Gueye, Verratti – Neymar, Mbappe, Icardi, Mbappe.

/Telegrafi/