Club Brugge dhe Paris Saint-Germaini zhvillojnë ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Nga dy takimet e para, kampioni francez numëron dy fitore dhe qëndron në krye të Grupit A me gjashtë pikë. Skuadra belge ka regjistruar dy barazime në dy përballjet e para dhe me dy pikë të arkëtuara ndodhet në vend të dytë.
Trajnerët Philippe Clement dhe Thomas Tuchel i kanë gati formacionet bazë për këtë sfidë.
Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Mata, Mechele, Deli, Sobol; De Ketelaere, Rits, Vanaken; Diatta, Bonaventure, Tau.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos, Ander Herrera; Choupo-Moting, Icardi, Di Maria.
Në përballjet tjetër të këtij grupi ndeshen Galatasaray dhe Real Madridi. /Telegrafi/