Telegrafi

Formacionet bazë: Gjermania luan për prestigj ndaj Lihtenshtajnit

Në Volkswagen Arena zhvillohet ndeshja e Grupit J kualifikues për Kampionatin Botëror, ndërmjet Gjermanisë dhe Lihtenshtajnit.

Die Mannschaft tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Katar 2022’ edhe si lider i grupit me 21 pikë të arkëtuara, derisa pozita e dytë (Rumania) ka 13 pikë.

Skuadra e Lihtenshtajnit është e fundit në grup me vetëm një pikë të siguruar nga tetë takime të mëparshme.

Trajnerët Hans-Dieter Flick dhe Martin Stocklasa i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

(Foto: uefa.com)

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer; Hofmann, Rudiger, Kehrer, Gunter; Gundogan, Goretzka; Baku, Muller, Sane; Reus.

Formacioni startues i Lihtenshtajnit: B.Buchel; Wolfinger, Kaufmann, Malin, Hofer, Goppel; Hasler, Frommelt, Sele; Frick, Salanovic.

/Telegrafi/