Në St. Jakob-Park të Baselit, Zvicra dhe Danimarka zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ në kuadër të Grupit D.
Helvetikët e kanë zhvilluar një ndeshje dhe kanë arritur fitore (2-0 kundër Gjeorgjisë), ndërsa për skandinavët kjo është sfida e parë grupore.
Granit Xhaka vor dem ersten Heimspiel der #EuropeanQualifiers gegen Dänemark (heute, 20.45 Uhr in Basel)#SUIDEN #HoppSchwiiz #HopSuisse #ForzaSvizzera #HopSvizra pic.twitter.com/J0rdqBTQdG
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 26, 2019
Trajnerët Vladimir Petkovic dhe Age Hareide i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë ndeshje.
Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Al. Ajeti, Xhaka (C), Rodriguez, St. Zuber, Zakaria, Mbabu.
Formacioni startues i Danimarkës: Schmeichel, Kjaer (C), Delaney, N. Jorgensen, Eriksen, Braithwaite, M. Jorgensen, Dalsgaard, Stryger Larsen, Schone, Y. Poulsen.
Ndeshja tjetër kualifikuese e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Irlandës dhe Gjeorgjisë. /Telegrafi/