Telegrafi

Forma mbresëlënëse e Kroacisë

Kombëtarja e Kroacisë ka ardhur më një formë mbresëlënëse në Euro 2016.

Me formën e treguar në ndeshjet e fundit dhe me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, kombëtarja kroate lirisht mund të cilësohet si një nga skuadrat që mund të shkojnë shumë lartë në Kampionatin Evropian apo njëri nga favoritët për të fituar në fund trofeun.

Kjo pasi, fitorja e sotme për ballë Turqisë, ishte e shtatë në tetë ndeshjet e fundit, teksa kanë edhe një barazim.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi kombëtarja ballkanase ka treguar se është e fortë në sulm, duke shënuar 22 gola dhe e fortë në mbrojtje duke pranuar vetëm 2 gola.

Ndryshe, mediet e huaja po e quajnë si ‘Kuajt e errët’ të Euro 2016.