Telegrafi

Forma e përkohshme – klasi i përjetshëm: Lukas Podolski ‘bombardoi’ portën kundërshtare nga gjuajtja e lirë

Lukas Podolski tregoi se ai ende ka klas teksa frymëzoi skuadrën e tij për një fitore emocionuese me rikthim.

Ish-ylli i Arsenalit aktualisht është duke luajtur në kategorinë e parë të Polonisë me Gornik Zabrze, ekipi që është afër vendit të lindjes së sulmuesit, Gliwice.

Dhe siç bënte shpesh te Arsenali, Podolski po provonte të shënonte gola nga gjuajtja e lirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lukas Podolski

Derisa Zabrzes po humbte 2-1 nga Wisla Plock, 37-vjeçari mori përgjegjësinë që të ekzekutonte një gjuajtje të lirë.

Ai vrapoi drejt topit dhe goditi me këmbën e majtë, duke e çuar atë në këndin e djathtë të portës.

Podolski ishte edhe një herë në listën e realizatorëve, duke shënuar golin e fitores (3-2) për skuadrën e tij në minutën e 87-të. /Telegrafi/