Lukas Podolski tregoi se ai ende ka klas teksa frymëzoi skuadrën e tij për një fitore emocionuese me rikthim.
Ish-ylli i Arsenalit aktualisht është duke luajtur në kategorinë e parë të Polonisë me Gornik Zabrze, ekipi që është afër vendit të lindjes së sulmuesit, Gliwice.
Dhe siç bënte shpesh te Arsenali, Podolski po provonte të shënonte gola nga gjuajtja e lirë.
Derisa Zabrzes po humbte 2-1 nga Wisla Plock, 37-vjeçari mori përgjegjësinë që të ekzekutonte një gjuajtje të lirë.
Ai vrapoi drejt topit dhe goditi me këmbën e majtë, duke e çuar atë në këndin e djathtë të portës.
Podolski ishte edhe një herë në listën e realizatorëve, duke shënuar golin e fitores (3-2) për skuadrën e tij në minutën e 87-të. /Telegrafi/
W tym meczu było wszystko! 😍#GÓRWPŁ 3:2 pic.twitter.com/dwHMUOJBJ9
— PKO BP Ekstraklasa (@_Ekstraklasa_) March 17, 2023