Me siguri do të jeni të mrekulluar me lidhshmërinë e fuqishme të cilësive të karakterit dhe të karakteristikave tuaja fizike! A e dini që forma e gishtit të madh të dorës suaj zbulon shumë gjëra për ju?
Ekzistojnë pesë forma më të shpeshta të gishtit të madh të dorës. Gishti i madh i dorës suaj ka vetëm një nyjë i cili bashkon pjesën e poshtme dhe të sipërme. Gishti i madh mund të jetë fleksbil dhe jofleksibil.
Shikoni fotografitë nën tekst, përcaktoni formën e gishtit tuaj të madh të dorës dhe lexoni se çfarë thotë kjo për ju, transmeton Telegrafi.
Tipi A
Gjysma e sipërme e gishtit të madh është më e madhe se poshtmja
Jo do të ofroni sa më shumë që mundeni. Keni dëshirë që të nxirrni veten në pah dhe vazhdimisht kërkoni mënyra për ta bërë këtë gjë.
Dëshironi që të arrini sukses në jetë dhe ajo dëshirë është shumë e fuqishme. Megjithatë, përgjithmonë dini të jeni i thjeshtë dhe falënderues nëse ndonjëherë do të arrini sukses. Personaliteti i tillë ju bën person të jashtëzakonshëm.
Tipi B
Pjesa e poshtme e gishtit të madh është më e madhe se e sipërmja
Ju jeni person shumë i qetë dhe i kënaqur i cili i kupton të tjerët. Juve mund t’ju besohet dhe gjithmonë do të mbani fjalën. U përmbaheni besimeve tuaja dhe jeni jashtëzakonisht i thjeshtë. Vlerësoni gjërat e vogla dhe më pak të rëndësishme në jetë dhe gjithkah mund të gjeni lumturinë.
Nuk do t’i harroni njerëzit të cilët ju kanë ndihmuar të arrini sukses dhe do t’u jepni merita të cilat i meritojnë. Ndoshta nuk jeni i pasur kur është fjala për paratë, mirëpo e keni atë më të rëndësishmen – dashurinë!
Tipi C
Të dy gjysmat e gishtit të madh kanë madhësi të njëjtë
Ju gjithmonë kërkoni ekuilibër në jetë. Dashuroni kur bota juaj është e harmonishme dhe nuk do të jeni të lumtur derisa ta bëni të tillë. Ju pa u lodhur gjeni mirë te njerëzit e tjerë – edhe të bukurën edhe të keqen.
Nëse hasni në pengesë në jetë, do të gjeni mënyrën si ta kapërceni. Jeta juaj mbështetet në harmoni emocionale dhe fizike.
Tipi D
Gishti i madh juaji është fleksibil
Nëse keni gisht fleksibil, ju jeni fleksibil edhe në jetë. Kur jeta juaj vihet para sfidave, ju lehtë përshtateni. Ju jeni luftëtar i vërtetë dhe shpejt do të ndryshoni kur e shihni të arsyeshme.
Jeni mendjegjerë, gjë që është e dobishme në jetë. Nuk ekzistojnë shumë njerëz me sistem të tillë mendor!
Tipi E
Gishti i madh juaji nuk është fleksibil. Ju deri diku keni personalitet të qëndrueshëm
I plotësoni premtimet, mirëpo dini të jeni të papërshtatshëm kur është fjala për disa gjëra të tjera. Kur vendosni për diçka, atë do ta bëni patjetër.
Jeni besnik deri në fund! Për këtë shkak ju duan të gjithë personat që janë rreth jush. /Telegrafi/