Sa herë që përmendet emri i Diego Forlan na kujtohen golat e bukur.
38-vjeçari aktualisht është e klubit kinez Kitchee, që bën gara në Hong Kong Premier League.
Përkundër moshës uruguaiani vazhdon të shënojë gola të bukur, këtë e ka treguar ndaj BC Ranger duke shënuar nga gjuajta e lirë në një distancë prej rreth 30 metrash.
Forlan është një nga ata lojtarët që tregon se klasi është i përhershëm.
Në të kaluarën ai ishte pjesë e klubeve të mëdha si Manchester United, Villarreal, Atletico Madrid e Inter.
Karrierën profesionale e filloi te klubi argjentinas, Independiente. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=L5nTym6B3hs