Site icon Telegrafi

Forconi të pasmet tuaja me një lëvizje të vetme

Nëse ndjeni pak dhimbje pas ushtrimeve fizike nuk ka asnjë problem. Madje, kjo gje tregon që stërvitja ka funksionuar

Tani mund ta bëni nga shtëpia dhe s’kërkon kohë.

Një nga pjesët më të vështira për të “palestruar” është pikërisht fundshpina, sidomos kur nuk keni kohë për të shkuar në palestër.

Por kjo teknikë, e cila vendos në punë këmbët dhe kombinon ngritjen e peshave me squats-at, mund të realizohet lehtësisht nga shtëpia dhe nuk kërkon kohë.

Fillimisht duhet të qëndroni në këmbë duke mbajtur në dorë një peshë sipas mundësive tuaja fizike dhe duke ngritur njërin gju.

Njërën prej shputave mbajeni të mbështetur me dyshemenë, ndërsa këmbën tjetër përthyejeni duke e shtyrë mbrapa-sipër. Do ndjeni që funshpina gjithashtu do ngrihet.

Pasi e keni bërë këtë gjë, kthehuni sërish në pozicionin fillestar, pra të dyja këmbët në tokë. Ky është një cikël. Përsëriteni 12 herë lëvizjen dhe më pas vazhdoni me këmbën tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version