Forcat speciale australiane thuhet se ishin të përfshira në vrasjen e 39 civilëve afganë, në disa raste kanë ekzekutuar ë burgosurit para se të shpiknin histori duke i vendosur armë në duart e kufomave.
Për më shumë se katër vjet, Drejtori i Përgjithshëm, Paul Brereton ka hetuar pretendimet se një grup i vogël brenda elitave të Shërbimeve Speciale Ajrore dhe regjimenteve komando – vrau dhe brutalizuan civilë afganë, në disa raste dyshohet se i kanë prerë fytin.
Madje, ata janë fotografuar pranë trupave duke u tallur me viktimat, raporton theguardian.
Gjetjet e raportit të Brereton, të publikuara gjatë ditës së sotme, janë komprometuese dhe mallkuese, transmeton Telegrafi.
Veprimet e forcave speciale si “të turpshme dhe një tradhti të thellë” të Forcës Australiane të Mbrojtjes.
“Për njerëzit e Afganistanit, në emër të Forcës Australiane të Mbrojtjes, unë sinqerisht dhe pa rezerva u kërkoj falje për çdo keqbërje nga ushtarët australianë,” tha gjenerali Angus Campbell gjatë një konference për shtyp në Canberra.
Ndryshe, ai gjithashtu paralajmëroi ndryshime në strukturën organizative të ushtrisë dhe një rishikim në nderime dhe çmime. /Telegrafi/