Efikasiteti i energjisë dhe ruajtja e energjisë nuk janë e njëjta gjë, por të dyja kanë qëllim të ngjashëm: të reduktojnë përdorimin e energjisë.
E para do të thotë të përdorësh më pak energji për të kryer të njëjtën punë, kurse ruajtja e energjisë varet nga njerëzit që reduktojnë aktivitetet që konsumojnë energji.
Në këtë drejtim Fondacioni i Mileniumit në Kosovë, deri më tani ka subvencionuar rinovimin e 250 shtëpive në të gjithë vendin.
Përfitues i kësaj ka qenë edhe Izet Hoxha nga Mitrovica.
Emisioni “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie për këtë, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.